Secondary Adv

Ja 10 pajisje robot qe cdo kush duhet ti kete ne shtepi!

Share on Google+

Bëhuni gati... robotët së shpejti do të pushtojnë të gjithë shtëpinë tuaj! Ata janë bërë në fabrika dhe tani është koha për ta për të bërë punët tuaja të përditshme. Më poshtë ne kemi përpiluar një listë të robotëve që ju duhet ti keni në shtëpi që t’ju ndihmojnë me punët e përditshme.


Robot pastrues për shtëpi


Përdorimi i këtij roboti në ditët e sotme është mjaft i zakonshëm në shumë vende të botës. Roboti i vogël cilindrik është prodhuar nga iRobot. Kjo kompani siguron një gamë të gjërë të robotëve të pastrimit, dhe ajo që ju duhet të bëni është të shtypni një buton dhe makina pastron të gjithë shtëpinë tuaj.

 

Robot pastrues për ulluqe


Kompania iRobot ishte e para që prodhoi një robot të tillë. Nuk ka nevojë që ju të ri-poziciononi shkallët sa herë që duhet të pastroni ulluqet e shtëpisë apo të rrezikoni jetën tuaj, këta robotët e bëjë atë për ju.

 

Robot pastues për pishina

 

Këto pajisje janë të gatshme dhe në dispozicion për cdo person. Prodhues të shumtë të tillë si Dolphin, Hayward dhe iRobot kanë një shumëllojshmëri produktesh të tilla dhe mjaft të  ngjashme. Ky robot pastron të gjithë pishinën tuaj, dhe ajo që ju duhet të bëni është të rrini duarkryq dhe të relaksoheni!

 

Robot pastues për dritaret

 

Këto robotë pastrues janë të ngjashme me robotët me vakum për pastrimin e shtëpisë, por ato mund të pastrojnë edhe vertikalisht, posacërisht dritaret. Ata sigurisht janë shumë të dobishëm kur ju keni dritaret të larta apo për pastrimin në vende ku dora juaj nuk mund të arrijnë.

 

Robot Ping Pongu

 

Nëse ju pëlqen që të luani ping pong por nuk keni asnjë partner për të praktikuar, tashmë e keni një zgjidhje! Ju mund të bleni një robot që mund të luajë me ju për 300 dollarë!


Robot kosites


Këta robotë krositës funksionojë ashtu si pastruesit për pishinë dhe ata pastrues për shtëpi. Mjafton një shtypje butoni dhe roboti fillon punën. Ju mund ta bleni një robot krasitës me një cmim që varion nga 500 deri në 900 dollarë.


Robot teleprezence


Ka dy lloje robotësh teleprezence, një LCD i cili projekton foton tuaj dhe  të tjerëve, dhe pa LCD që vetëm jep tingullin tuaj. Ata paraqesin një mënyrë të thjeshtë për të ruajtur shtëpinë tuaj, kur ju jeni larg. iRobot ka dy në këtë kategori, njëra është ConnectR dhe tjetra është Ava 500.


Robot sigurie

 

Ju nuk duhet të shqetësoheni për shtëpinë tuaj, ndërsa ju jeni me pushime. Këto robotë vijnë të pajisur plotësisht me alarme dhe madje thonë “policia, ngrini duart lart", në qoftë se është zbuluar ndonjë një njeri i rrezikshëm. Disa mund të kontrollojnë edhe bravat e dyrve në shtëpinë tuaj nga distanca.


Robo Clock

 

Zgjimi në mëngjes për cdo person është i vështirë. Ndaj një robot- alarm për zgjim është një zgjidhje perfekte. Ata do t’ju zgjojnë në orën e duhur dhe nëse mendoni se do të mund ta fikni alarmin e zgjimit, ju gaboheni ata do të jenë fshehur diku derisa të jeni zgjuar plotësisht.


Mini humanoide

 

Ju mund të bleni një robot humanoid për rreth 400 dollarë! Ky humanoid është me të vërtetë i lirë duke pasur parasysh se çfarë funksionesh ata mund të kryejnë dhe se sa të sofistikuar janë. Komandat me zë, kontrolli i telefonit,etj, me ta çdo gjë është e mundur. Është pak e trishtuar kur mendohet se këta humanoidë konsiderohen vetëm një lodër, por në qoftë se ju besoni tek ekspertë të tillë, si Bill Gates dhe Stephen Hawking, atëherë ju do të kuptoni se ata mund të luajnë një rol të madh në jetën tonë në vitet që vijnë.


Më të lexuarat